8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Konferenca e Kryetarëve/ Tabaku: “Procesi nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte, mazhoranca s’e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm”

Deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh gjatë Konferencës së Kryetarëve se pavarësisht se PS deklaron se nuk duan një president nga grupi i tyre parlamentar, ky proces sipas saj në fakt ka filluar në Partinë Socialiste.

Tabaku tha se këtij procesi i mungon serioziteti, pasi fillimisht do duhej bërë Konferenca e Kryetarëve dhe më pas duhej të bëhej votimi i brendshëm në PS.

“Nuk kemi dakordësuar për Konferencë Kryetarësh, jemi me kërkesën e zotit Balla dhe zonjës Nikolla. Procesi nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte. Ndryshe nga sa thoni për të zgjedhur një kandidat që nuk është i PS, ka lindur dhe nisur në PS në fakt, dhe këtu vendoset një pikëpyetje, do ishte bërë konferenca e Kryetarëve dhe më pas do ishte bërë një votim i brendshëm.

Ajo që është e sigurt që mazhoranca s’e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Me dy deputetë që sot ndodhen pas hekurave me dy deputetë të tjerë në pikëpyetje. Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës. Së pari duhet t’i sigurojmë qytetarëve një transparencë maksimale, për ne cdo takim duhet të ketë transparencë. Nuk po zgjedhim një përfaqësues të PS”, tha ajo.

Fatkeqësisht, do duhej të prisje këtë ditë që Partia Socialiste të mos ia vendosim damkën presidentit si “president  i zarfit”, por le ta konsiderojmë propozimin e Ballës për ta shtyrë vendimin në konferencën e ardhshme ”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...