31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Elisa Spiropali: “E kemi pasur në Presidencë një figurë që nuk na nderon dhe s’ka përfaqësuar unitetin e popullit”

Si pjesë e grupit të PS-së që po merret me procedurat për zgjedhjen e presidenti të ri, Elisa Spiropali pohoi se maxhoranca pret nga opozita emra konkret dhe jo vetëm procedura.

Ajo tha se data 16 maj është e arsyeshme për mbajtjen e raundit të parë të votimit për presidentin.

“Të nderuar kolegë, padiskutim ky është një proces i rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, për një shumicë që është e përgjegjshme. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë për kolegët dhe publikun që nuk dëshirojmë të zgjedhim një president të PS, por të republikës. E kemi pasur një Presidencë një figurë që nuk na nderon dhe s’ka përfaqësuar unitetin e popullit, por një shëmbëlltyrë e shëmtuar opozitare e një kohe tjetër. Sot kemi rënë dakord për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve, për të nisur procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Nuk e konsideroj të udhës që një proces të brendshëm, qoftë me deputetët të PS, apo me shoqërinë civile, ju ftojmë që këto takime t’i bëjmë dhe së bashku, pasi se dimë nëse do sillni grupet parlamentare apo me emra të veçantë, ne do vijmë me profile apo emra. Ne duhet të vijmë që në raundin e parë me emra konkret. Meqë 24 maj është fakti i fundit i përmbylljes së procesit, 16 maj është afati më i mirë. Na vaftë mbarë.”, theksoi ajo.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...