9.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Sherr mes një burri dhe një gruaje degjeneron në përplasje fizike, përdoret shufër hekuri

Një konflikt mes një burri dhe një gruaje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës.

Sipas burimeve për media, debati verbal mes dy personave ka degraduar në përplasje fizike. Pas sherrit, gruaja, e revoltuar, është larguar dhe më pas është rikthyer në një lokal të zonës, duke mbajtur në dorë një shufër hekuri, me qëllim për të goditur personin tjetër të përfshirë në konflikt.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa disa persona janë grumbulluar në ambientet e jashtme të lokalit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe as marrëdhënia mes dy të përfshirëve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në zonë ka qenë i pranishëm edhe një punonjës i policisë rrugore, por sipas dëshmitarëve, ai nuk ka ndërhyrë për të ndalur konfliktin.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Dashi Një ditë që kërkon qetësi dhe vetëkontroll. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme. Demi Stabilitet dhe siguri. Përqendrimi në detaje sjell rezultate pozitive. Binjakët Komunikimi është çelësi...

Parashikimi I motit, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Më 6 shkurt 2026, moti në Shqipëri do të mbetet dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në të gjithë territorin,...

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...