13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Konflikt për motive të dobëta, i riu godet me grushte 55-vjeçarin, përfundon në spital

Një 55-vjeçar është goditur me grushte nga një 23-vjeçar me inicialet H.L, pas një konflikti për motive të dobëta në Dhërmi.

55-vjeçari me inicialet A.M ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT