11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Konflikt pranë zyrës së PSD në rrugën “Ali Demi” – partia reagon: s’kemi lidhje me ngjarjen, dënojmë dhunën

Pas një konflikti të ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), ka ardhur një reagim zyrtar nga kjo forcë politike.

Në deklaratën për mediat, PSD mohon çdo lidhje me ngjarjen, duke sqaruar se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e saj nuk është përfshirë në konfliktin e ndodhur.

Reagimi i plotë i PSD-së:
“Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.
Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë.
Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.”

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtimin e derës prej xhami të zyrës elektorale, për të cilën policia dyshon se është thyer me sende të forta.

Ndërkohë, autorët e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ngjarja mbetet e hapur për sqarime të mëtejshme nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...