23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Kejsi Spaillari, e shpallur në kërkim për vrasjen e Antonio Karafilit, sfidon drejtësinë shqiptare nga Kanadaja

Është zbuluar fotoja e 24-vjeçares Kejsi Spaillari, e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Korçës për akuzën e “vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim. Viktima e ngjarjes makabre të ndodhur në vitin 2018 ishte Antonio Karafili, ish-partneri i saj.

Pas lëshimit të urdhrit të arrestit, Spaillari, e cila prej disa kohësh ndodhet në Kanada, ka reaguar në mënyrë të pazakontë në rrjetet sociale duke ngritur gishtin e mesit – një gjest sfidues drejtuar autoriteteve shqiptare dhe mediave që raportuan për rastin.

Sipas dosjes hetimore, Spaillari dhe bashkëpunëtori i saj, Rexhep Vathi nga Derveni i Krujës, kanë mbytur Karafilin me çarçaf dhe më pas kanë tentuar ta paraqesin ngjarjen si vetëvrasje, duke e lidhur trupin e tij në një pemë në Voskopojë. Krimi ka ndodhur pas një konflikti të ashpër për arsye xhelozie.

Vathi, bashkëpunëtori në krim, është vetëvrarë një vit më parë, ndërsa Spaillari u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Kanada, ku mendohet të ketë nisur një jetë të re. Prokuroria e Korçës ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj saj dhe ka ngarkuar Policinë e Shtetit për lokalizimin dhe ekstradimin.

Çështja tashmë është kaluar për gjykim në Gjykatën e Krujës, ku Kejsi Spaillari është e pandehura e vetme në këtë proces. Vëmendja publike dhe presioni ndaj institucioneve është rritur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të arrijnë të sigurojnë praninë e saj në sallën e gjyqit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...