10.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Konflikte në ndeshjen Elbasan – Librazhd, në pranga një 22-vjeçar që goditi me shishe autobuzin e ekipit

Pas konflikteve të ndodhura ditën e djeshme gjatë ndeshjes Elbasan-Librazhd, një 22-vjeçar ka goditur me shishe qelqi autobusin me të cilin lëvizte ekipi i Pogradecit.

Policia ka arrestuar qytetarin me inicialet Xh. Zh. Nuk ka asnjë të dëmtuar, ndërsa priten veprime të mëtejshme nga Prokuroria.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd

Goditi me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit të marrë se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena, ndërmjet skuadrave KF Pogradeci dhe KF Elbasanit, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në afërsi të Librazhdit, një shtetas kishte goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi i futbollit KF Pogradeci, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. Zh., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

22-vjeçari, teksa lëvizte me automjet, ka goditur me send të fortë (shishe qelqi), xhamin e autobusit në të cilin udhëtonte ekipi KF Pogradeci, pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ditën e djeshme, në stadiumin Elbasan Arena.

Nga goditja, nuk është dëmtuar asnjë nga futbollistët që ndodheshin në autobus.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...