7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Konflikti në Ksamil, Teliti: Dhuna e papranueshme, por fajin e ka shteti që ndezi shkëndijën

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër pas konfliktit të ndodhur një ditë më parë në Ksamil, duke vënë theksin te dështimi i shtetit për të menaxhuar situatën.

Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Teliti dënoi me forcë aktin e dhunës, por theksoi se rrënjët e problemit shtrihen thellë në vendimet e paplanifikuara të qeverisë, të cilat, sipas tij, nuk marrin parasysh realitetin në terren.

“Dhuna duhet ndëshkuar, por kush e ndezi shkëndijën e konfliktit në Ksamil?”, pyet Teliti, duke theksuar se vendimet e fundit që u japin hoteleve të drejtën për të menaxhuar hapësirat e plazhit kanë lënë në harresë operatorët ekzistues, të cilët prej vitesh kanë investuar në këto zona me leje të dhëna nga vetë shteti.

Ai solli si shembull një rast konkret, ku një lokal kishte vepruar për 13 vite me leje të rregullt, por u përball me pretendimet e një hoteli që kërkonte lirimin e hapësirës, bazuar në një ligj të ri. “Kjo është një përplasje që vjen si pasojë e mungesës së planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”, shkroi Teliti.

Sipas tij, është e papranueshme që ligje të reja të aplikohen pa konsideruar aktivitetet ekzistuese, duke rritur kështu pasigurinë për bizneset dhe krijuar terren për konflikte mes qytetarëve.

“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike e administrative”, përfundon reagimin Teliti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...