36.4 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Khloe Kardashian përballë akuzave për photoshop: “Më parë doja të dukesha si personazh vizatimor”

Khloe Kardashian, një nga figurat më të njohura të klanit Kardashian-Jenner, është përballur sërish me kritika për përdorimin e photoshop-it në rrjetet sociale, pavarësisht pretendimeve të saj se ka hequr dorë nga kjo praktikë.

Në episodin më të fundit të podcast-it të saj “Khloe in Wonderland”, 41-vjeçarja pranoi se dikur ka pasur një periudhë kur modifikonte rëndë fotot e saj dhe ishte thellësisht e prekur nga perceptimi publik. Ajo tregoi se gjatë viteve është ndjerë e pasigurt për pamjen, duke u etiketuar shpesh si “motra e shëndoshë”, etiketim që, sipas saj, ka lënë gjurmë.

“Mendoj se ka pasur një kohë kur të gjithë ishim të konsumuar nga ky stil jetese me filtra. Nuk mund ta shihnim më veten pa një filtër”, u shpreh Kardashian. “Ishte poshtëruese që unë mendoja se ai version i rregulluar i vetes ishte më i mirë.”

Megjithatë, edhe pse Khloe deklaron se nuk e përdor më photoshop-in për të ndryshuar imazhin e saj, ndjekësit mbeten skeptikë, duke komentuar se fotot e saj në Instagram vijojnë të duken të manipuluara. Ajo vetë e pranon se ende bën qindra shkrepje për të zgjedhur atë “perfekte”, dhe shpesh e pëlqen më shumë veten në video sesa në foto.

“Nuk mendoj se jam fotozhenike. Bëj 500 foto për të marrë një që më pëlqen. Dhe kjo është në rregull”, tha ajo.

Në rrëfimin e saj, bashkëthemeluesja e markës “Good American” tregoi se po përpiqet të riprogramojë mënyrën si e sheh veten, duke hequr dorë nga standardet e rreme të bukurisë që i janë imponuar ndër vite.

“Duhet t’i heqim filtrat. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk dukem kështu dhe nuk dua të dukem kështu”, përfundoi Khloe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...