20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

“Kontrabandë qeveritare me naftën” – Berisha akuzon Ramën për plaçkitje të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot qeverinë për kontrabandë masive me naftën që vjen nga Libia, duke e cilësuar këtë si një nga arsyet kryesore të çmimit të lartë të karburantit në Shqipëri.

“Kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta vjen me anije, ato kapen dhe mbyllen, sepse janë anijet e qeverisë. Nëse ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, bën një plaçkitje masive të shqiptarëve. Pra, dy janë faktorët kryesorë të çmimit ndëshkues të litrit të naftës: ngarkesa fiskale më e lartë në botë dhe kontrabandë qeveritare,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se, sipas të dhënave të tij, çdo vit zhduken 350 mijë ton naftë dhe se çmimet në Shqipëri janë ndjeshëm më të larta krahasuar me rajonin: “1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari. Në Maqedoni dhe Kosovë, çmimet janë të paktën 40 përqind më të ulëta.”

Berisha akuzoi qeverinë se po penalizon familjet shqiptare dhe fermerët përmes taksave të larta dhe një menaxhimi të dyshimtë të importit të karburanteve, duke e cilësuar situatën si një “kontrabandë qeveritare” dhe një “plaçkitje masive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...