13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Kontratat koncesionare/ Tabaku: “Fjalën transparencë 30 herë e dëgjova, ku është analiza e risqeve të kontratave koncesionare?”

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka pasur replika mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe ministres se Financave, Delina Ibrahimaj.

Tabaku ka kërkuar nga ministrja që ti shpjegojë si janë përllogaritur analizat e risqeve. Sipas saj, buxheti nuk reflekton situatën reale.

Nga ana e saj, ministrja e Financave tha se nuk e ka këtë material dhe se nesër do ta përgatisë dhe do t’ja paraqesë Komisionit.

Tabaku: Zonja ministre në asnjë fjalë të pr/buxhetit të paraqitur dhe të relacionit të paraqitur keni thënë 30 herë fjalën transparencë sot. Nuk flitet për risqet e kontratave koncesionare. Po të marrë një shembull të thjeshtë:

Inceneratori i Tiranës, në momentin që u prezantua në buxhet për herë të parë dhe në vitet në vijim thoshte 1 mld lekë në vit. Në vitin pasardhës paguam 1.3 mld lekë në vit. Do të vazhdojë të rritet deri në 1.8 mld lekë. Ky është risku i kontratës. Kur ti e ke lënë të hapur kontratën në varësi të sasisë së mbetjeve. Janë paguar në vitet e fundit për riskut të kontratave 30 mln euro më shumë. Nuk ke transparencë këtu, nuk e ke llogaritur. Prandaj po të them që buxheti nuk reflekton situatën reale. Ju pyeta në mënyrë specifike. Në regjistrimin e borxhit cilët janë kreditë e materializuara nga konferenca e donatorëve për rindërtimin. Në buxhet thoni se janë  90 mln euro të finalizuara dhe 160 janë në proces e sipër. Ku janë të reflektuara 250 mln euro borxh të marrë nga angazhimet e konferencës së donatorëve. Ku i ke të reflektuara këtu, pse nuk janë të regjistruara këtu?

Fjalën transparencë 30 herë e dëgjova. Ku është analiza e risqeve të kontratave koncesionare. Sa u miratua kontrata koncesionare e Rrugës së Arbrit dhe sa po paguan kontrata e rrugës së Arbrit. Sa u miratua kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës dhe sa po paguan cdo vit kontrata e inceneratorit të Tiranës.

Ibrahimaj: Sa i përket borxhit janë të planifikuara ato kontrata që janë të përmbyllura. Unë në fjalën time thashë që do të përgatis një material dhe do tja paraqes komisionit ditën e nesërme.

Sa i përket pagesave nga buxheti i shtetit për koncesionët që përmendën janë në tabelën 1 faqe 50 të dokumenteve. Përsa i takon rrugës së Arbrit janë parashikuar 3 mld lekë për 2022/ Sa i përket inceneratorit të Tiranës janë të parashikuara 1.5 mld lekë.

Tabaku: Mos bëjmë sikur nuk kuptojmë.  Ju thashë inceneratori i Tiranës ishte në buxhet para disa vitesh 1 mld, u pagua 1.3 mld. E keni rritur në 1.5 mld. E kishit për 10 vite 1 mld, jeni duke paguar 1.3, do rritet në 1.8.

Si është llogaritur ky risk në buxhetin e shtetit? Risqet e kontratave koncesionare.

Vetë na thatë për kreditë e donatorëve nga konferenca për rindërtimin. E keni të shkruar 90 mln euro të finalizuara, 160 në proces. Ku është reflektuar. Janë angazhime që janë marrë pse nuk i keni regjistruar.

Ibrahimaj: Unë për herë të tretë ju përsëris materialin për borxhin  do ju vihet në dispozicion nesër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...