8.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

Kontrolle inteligjente në rrugë – DPSHTRR nis aksionin me makina me kamera në aksin Tiranë–Milot

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policia Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, ka nisur prej të martës një fushatë të re kontrolli inteligjent në akset kryesore të vendit.

Aksioni ka filluar në segmentin Tiranë–Milot, një nga rrugët me fluks të lartë qarkullimi, dhe pritet të shtrihet gradualisht në disa prej akseve kryesore kombëtare.

Autoritetet kanë vënë në funksion mjete të pajisura me kamera dhe sisteme të automatizuara që mundësojnë identifikimin në kohë reale të automjeteve në lëvizje. Përmes kësaj teknologjie kryhet verifikimi i dokumentacionit të mjeteve, kontrolli i vlefshmërisë së kontrollit teknik, siguracionit dhe detyrimeve të tjera ligjore.

Sistemi lejon evidentimin e shkeljeve pa ndalur fizikisht çdo mjet, duke synuar rritjen e efikasitetit në terren dhe forcimin e transparencës gjatë kontrolleve.

Sipas DPSHTRR-së, fushata ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore, identifikimin e mjeteve me mangësi ligjore apo dokumentacion të parregullt, si dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve për respektimin e rregullave të qarkullimit, përfshirë kufijtë e shpejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...