10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Korçë/ E goditën me dru në kokë, 14-vjeçari sillet në gjendje të rëndë te Trauma

Detaje të reja nga plagosja e 14 vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Korçë. Gjendja e të miturit të plagosur është e rëndë sipas informacioneve nga spitali, thuhet se ka marrë dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Burime nga policia, bëjnë me dije se konflikti është mes një grup të miturish, më konkretisht një grup nga një lagje me një grup nga lagje tjetër.

Fillimisht sherri ka filluar në biseda telefonike, e më pas ka degraduar në rrahje ku 14 vjeçari është goditur me dru në kokë.

Deri më tani, gjatë gjithë natës, në polici janë shoqëruar më tepër se 10 persona (të mitur dhe dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes), ku po merren në pyetje mbi rastin e ndodhur. Shkaku ende nuk dihet, ndërsa situata mbetet e komplikuar për shkak të përfshirjes së disa të miturve në këtë ngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...