10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Korçë/ Finalizohet pas 6 muajsh hetime proaktive, operacioni antidrogë, proçedohen penalisht 43 shtetas

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin kundër trafikimit të drogës në Korçë, ku janë ndaluar dhe arrestuar dhjetëra persona.

Në kuader të operacionit “Knock Doën 3” u ndaluan me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata, shtetasit:

Piro Papapetro; Petrit Arixhiu; Bledar Repa; Taulant Repa; Ermal Bezhani; Markelian Kamenica; Enea Frashëri; Gentian Koçoli; Devis Xhaholli; Martin Kosturi.

Të arrestuar në flagrancë gjatë këtij procedimi shtetasit: Isuf Durmishllari; Minella Pleqi; Gjergji Renja; Ardi Sterjo; Donald Qemal; Nikola Lara.

Të shpallur në kërkim shtetasit: E. K; M. D; dhe E. N. Të proceduar në gjendje të lirë 24 shtetas të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet pas 6 muajsh hetime proaktive, operacioni antidrogë “Knock Down 3”.

Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Down 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:

-M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit “Knock Down 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 9 kilogramë kanabis;

– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;

– 9 automjete;

– 28 aparate celular;

– 6 peshore elektronike;

– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;

-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...