29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Goditet një rast prostitucioni në Durrës,iu merrnin klientëve nga 80 në 150 euro

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit nën akuzën e prostitucionit. U arrestuan shtetasit Banush Kanani, Xhuljano Kollçaku dhe Endri Zeqiri dhe 22 vjeçarja L.T.

Shtetasit Kanani dhe Kollçaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Flower”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit. 

Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari, shpallen në kërkim 2 të tjerë. 

Sekuestrohen 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Flower”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe  Xh. K.,  30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen  L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi  i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasit B. K. dhe Xh. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi E. Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit V. T. dhe M. V., për veprat penale  “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...