12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Korçë/ Laboratori i falsifikimit të dokumenteve, 3 të arrestuar! 300 – 10 mijë euro për pasaporta false amerikane, kanadeze dhe europiane

Një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara për jashtë shtetit është zbuluar në qytetin e Korçës.

Policia informoi se ka arrestuar tre persona si pjesëtarë të këtij grupi kriminal të cilët ofronin dokumente false për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli kundrejt pagesës që varionin deri në 10 000 euro. Ata dyshohen se arrinin të falsifikonin edhe pasaporta amerikane, kanadeze apo të shteteve anëtare të BE-së

Të arrestuar janë Thanas Sholla, 60 vjeç dhe Besnik Dine, 52 vjeç dhe Artur Rakipi, 57 vjeç. Të tre ishin banorë të Korçës.
“Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kundrejt pagesave të konsiderueshme nga 300 euro deri në 10000 euro, prodhonin dhe ju shisnin personave të interesuar, shqiptarë dhe shtetas nga vendet e treta, dokumente shqiptare dhe të huaja, të falsifikuara, për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj” informoi policia e Korçës.

Nga karta identiteti tek pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, apo leje qendrimi, leje drejtimi, diploma shkolle prodhoheshin false nga grupi kriminal në laboratorin që kishin ngritur në banesën e Artur Rakipit.
57 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u zbulua ambienti i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara.
Ndërsa ndaj Thanas Shollës dhe Besnik Dines, Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe u ekzekutua sot. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e dy shtetasve Thanas Sholla dhe Besnik Dine dhe në automjetin e këtij të fundit u gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash.
Sekuestrohen pasaporta false amerikane, e vendeve BE
Policia informon se një sasi e konsiderueshme dokumentesh false, mes tyre dhe pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, të dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të huaja dhe shqiptare të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti, pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, leje qendrimi, leje drejtimi, diploma shkolle); fotokopje dokumentesh të huaja; pajisje kompjuterike; makineri prodhimi dhe plastifikimi; vula, simbole, emblema të shteteve të huaja; automjete; shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme” informoi policia.
Operacioni u kodua “The counterfeiters” dhe u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit pas hetimeve 5-mujore.

Tashmë materialet janë në dorë të Prokurorisë së Korçës, ndërsa megaoperacioni vijon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...