11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Edhe pse kanë kaluar 7 muaj , djali i kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për Rrogozhinën ende ska marr ndëshkim për aksidentimin për vdekje të 50-vjeçarit

Në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit 2022, një aksident i tmerrshëm i mori jetën një 50 vjeçari (Bardhyl Beqiri) që punonte për pastrim-gjelbërimin e qytetit të Durrësit.

Mediat raportonin se ai u aksidentua nga një makinë luksoze të cilën e ngiste një 18-vjeçar i quajtur Braian Hoxha, djali i kandidatit të Sali Berishës për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha. Përpos faktit që në Shqipëri një 18 vjeçar bredh me makinë qindra mijëra euroshe, ajo që bie në sy është që as ligji nuk ka funksionuar mbi shkelësit e tij por as Shkëlqimi nuk ka folur asnjë fjalë për rastin.

Sot pas me shumë se 7 muajsh, djali i Shkëlqim Hoxhës është i lirë pavarsisht që i aksidentuari ka ndërruar jetë. Burimet nga policia bëjnë me dije se djali i Shkëlqim Hoxhës ka qenë i shoqëruar nga 2 vajza dhe nën efektin e alkoolit.

Kujtojmë që Shkëlqim Hoxha është kandidat i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, ku po përsëriten zgjedhjet. Hoxha ishte kandidat dhe në 14 maj dhe humbi, por Berisha e ka vënë sërish kandidat, pasi sipas zërave që qarkullojnë në Rrogozhinë, ai është shumë i pasur dhe po e shfrytëzon këtë për të luftuar të marrë drejtimin e bashkisë me çdo mjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...