11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Korçë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre një shpërndarës droge

Policia e Korces ka vënë në pranga 3 persona në orët e fundit, 2 prej të cilëve të dehur në timon dhe një tjetër që shpërndante drogë.

M. M., 48 vjeç, banues në fshatin Vinçan Korçë dhe shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, u arrestuan të dehur në timon, ndërsa R. A., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq,u kap duke shpërndarë drogë.

Njoftimi

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit M. M., 48 vjeç, banues në fshatin Vinçan Korçë dhe shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi këta shtetas janë kapur nga shërbimet e policisë, respektivisht në lagjet nr. 17 dhe 16, në Korçë, duke drejtuar mjetet tip “Ford” dhe “Benz”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit R. A., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi ju gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...