16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Korrupsioni në PE, Ministrja gjermane: “Ka të bëjë me besueshmërinë e BE, ka pasoja në fusha të ndryshme”

Besueshmëria e Bashkimit Evropian është vënë në pikëpyetje në rastin e korrupsionit të dyshuar në Parlamentin Evropian, paralajmëroi sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo bëri të ditur se ky, siç e quajti ajo, “incident i pabesueshëm”, duhet të zbardhet tërësisht me zbatimin e plotë të ligjit.

“Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Bashkimit Evropian, kështu që ka pasoja në fusha të ndryshme”, u tha Baerbock gazetarëve pas mbërritjes në takimin ministror të BE-së në Bruksel.

Prokuroria belge ka paditur katër persona me dyshimin se kanë marrë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit i cili dyshohet të jetë Katari.

Në ndërkohë, Parlamenti Evropian njoftoi se kompetencat dhe detyrat e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, janë pezulluar.

Prokurorët kontrolluan 16 shtëpi në Bruksel më 9 dhjetor në kuadër të hetimeve dhe sekuestruan 600 mijë euro. Që atëherë, katër persona janë akuzuar, dy janë liruar, njoftuan prokurorët më 11 dhjetor, pa i përmendur ata persona

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...