10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Kosova është e përfshirë në korrupsion, nuk duhet të fler e qetë”, kështu u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se njerëzit në Kosovë e rajon, që janë të përshirë në aktivitete kriminale, nuk duhet të flenë të qetë, pasi mund të sanksionohen në çdo moment.

“Njerëzit në Kosovë ose në vendet e rajonit, që janë të përfshirë në aktivitete të organizuara kriminale ose korrupsion, nuk duhet të flenë të qetë dhe fare mirë mund të ketë sanksione të caktuara në një moment”, ka thënë Hovenier në Rubikon.

Ai tha se nuk i shohin paraprakisht vendimet për sanksione dhe se zakonisht i informojnë njerëzit për këto vendime në kohën kur i bëjnë publike ato.

“Ajo që dua të them është se presidenti i ka dhënë autoritet agjencive qeveritare të mbikëqyrin individët që plotësojnë kritere të caktuara potencialisht për t’u sanksionuar.

Shumë punë po bëhet në lidhje me personat që janë të përfshirë në sulmin e pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë dhe një numër i njerëzve po sanksionohen për rolin individual që kanë luajtur.

Ka autoritete që adresojnë në veçanti krimin e organizuar transnacional dhe njerëzit e përfshirë në krimin e organizuar transnacional dhe korrupsion”, ka thënë ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...