34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shpërthim me tritol në hotel në Sarandë, drejtorit të aluiznit i bëhet atentat

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, në një prej hoteleve të reja që është ndërtuar së fundi.

Policia ka shoqëruar 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarjes gjatë momentit të shpërthimit në hotelin e Mariel Muratit, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Aluizni-t në Sarandë, ndërsa në dëshminë e tij në polici ka thënë se nuk ka konflikte të hapura me askënd.

Ndërkaq burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e hotelit “Yacht” kanë qenë jashtë funksionit në momentin e ngjarjes duke vështirësuar punën e policisë, e cila është detyruar të sekuestrojë kamerat e bizneseve dhe banesave përreth vendit të ngjarjes.

Te njëjta burime bëjnë me dije se autorët nuk kanë pasur qëllim shkatërrimin e hotelit, por paralajmërimin e pronarit ose prishjen e imazhit të tij pasi sasia e eksplozivi të vendosur ishte rreth 50 gram, ndërsa vendi ishte tek garazhi i tij, duke mos shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe pse zhurma e shpërthimit u dëgjua fuqishëm në gjithë qytetin.

Madje dyshohet se autori ose porositësi të jetë i njëjte me ngjarjen e një viti më parë kur në të njëjtin hotel u vendos eksploziv.

Kjo për shkak se në rastin e 9 shkurtit 2021, ora e vendosjes ishte 19.10 ndërsa kësaj radhe 22.33, pra janë zgjedhur orare kur në qytet ka lëvizje dhe mundësia e përhapjes së panikut është më e madhe, jo si në raste të tjera kur është vendosur eksplozivi në orët e para të mëngjesit me qellim shkatërrimin e objektivave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...