17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

KQZ plotëson vakancat në pesë këshilla bashkiakë, miraton procedurat për kandidatët vetëdeklarues

Tiranë – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirjan Celibashit, ka zhvilluar sot mbledhjen ku janë plotësuar vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiakë dhe janë shqyrtuar rezultatet e verifikimit për disa kandidatë vetëdeklarues.

Vakancat janë plotësuar në Këshillat Bashkiakë të Tiranës, Dibrës, Vorës, Belshit dhe Rrogozhinës. Kandidatët e rinj që do të zënë vendet bosh janë:
• Fatjon Bathorja – nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”
• Aida Murrja – nga Partia Socialiste
• Lavdurije Shahini – nga Fryma e Re Demokratike
• Avni Shtylla – nga Partia Socialiste
• Dhurata Meka – nga Partia Republikane Shqiptare

Verifikimet e kandidatëve vetëdeklarues

Në mbledhje u shqyrtua gjithashtu rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Euglen Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj” në Qarkun Fier, për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Komisioneri vendosi përfundimin e procedurës administrative pa marrë vendim përfundimtar, pasi vlerësohet se “ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës”, e cila ishte nisur përpara ditës së zgjedhjeve.

I njëjti vendim u mor edhe për subjektin vetëdeklarues Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë, i propozuar nga Partia Lëvizja e Legalitetit, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023.

KQZ konfirmoi se procedurat për të dy kandidatët janë mbyllur pa pasoja ligjore, duke theksuar se vendimet janë marrë në përputhje me afatet ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...