23 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Arrestohet në Amerikën Latine Vilson Pepa, anëtar i grupit të drogës të Ervis Çelës dhe Franc Copjes

Vilson Pepa, i dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës, është arrestuar në Amerikën Latine më 3 shtator 2025. Sipas burimeve zyrtare, në momentin e ndalimit, ai mbante me vete dokumente shqiptare dhe italiane, si dhe pesë aparate të enkriptuara dhe një shumë të konsiderueshme parash cash.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton se Pepa lidhet ngushtë me një ngarkesë prej 11 tonë kokaine, përfshirë 600 kilogramë të sekuestruara në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Po ashtu, ai dyshohet se ka financuar edhe një tjetër sasi prej 10 kilogramësh kokaine në të njëjtin qytet.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një rrjeti kriminal transnacional që operonte midis Evropës dhe Amerikës së Jugut. Hetimet tregojnë se grupi përdorte portin Villetas të Paraguait si pikë nisjeje për dërgesat e drogës drejt Belgjikës dhe vendeve të tjera të BE-së.

Autoritetet presin ekstradimin e Pepës dhe bashkëpunimin me agjencitë ndërkombëtare për të zbuluar rrjetin e plotë të lidhjeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...