6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 13, 2026
spot_img

“Kreativiteti i kushton shtrenjtë”: Shoferja në Kaliforni ndalohet për targë të bërë me dorë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kaliforni, ku një shoferе është ndaluar nga policia jo për shkelje serioze të qarkullimit rrugor, por për shkak të targës së automjetit të saj, e cila rezultoi të ishte e punuar me dorë.

Gruaja po drejtonte një automjet tip Nissan Sentra dhe, sipas autoriteteve, dokumentacioni i saj ishte i rregullt, ndërsa sjellja në trafik korrekte. Megjithatë, gjatë një kontrolli rutinë, një efektiv i California Highway Patrol vuri re se targa e pasme e mjetit nuk ishte zyrtare.

Në vend të targës standarde të lëshuar nga shteti, drejtuesja kishte vendosur një version artizanal, të shkruar me dorë dhe të ngjitur në pjesën e pasme të automjetit. Targa përmbante numrin identifikues të mjetit dhe mbishkrimin “California”, duke imituar pamjen e një targe origjinale, por me elementë të paplotë dhe qartazi të improvizuar.

Policia sqaroi se, pavarësisht karakterit të pazakontë dhe kreativ të rastit, ligji është i prerë dhe lejon vetëm përdorimin e targave zyrtare të lëshuara nga autoritetet shtetërore. Për këtë shkelje, shoferja u gjobit me 197 dollarë amerikanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Helmim masiv me monoksid karboni në Gjenova: 17 fëmijë dhe 7 të rritur në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjenovën, ku 17 fëmijë dhe 7 të rritur dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit, i prodhuar...

Kujdesi ndaj shikimit: Shenjat që nuk duhen injoruar

0
Shikimi mund të rrezikohet edhe pa dhimbje, prandaj çdo ndryshim i papritur, edhe i vogël, duhet marrë seriozisht dhe vlerësuar nga mjeku specialist. Blic i...

Skandal ndërkufitar: Qentë endacakë të Shqipërisë trafikohen drejtt Maqedonisë së Veriut

0
Një skandal i mundshëm ndërkufitar ka shqetësuar autoritetet dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve këtë të hënë, pasi raportohet se qentë endacakë të Shqipërisë...

Franca në debat: Nënkryetarja e Parlamentit propozon tërheqjen nga NATO

0
Debati mbi rolin e Francës në NATO ka marrë hov të ri pas njoftimit të Clémence Guetté, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare dhe përfaqësuese e...

“Diella”, ministrja e AI dhe skandali i AKSHI-t: SPAK zbulon skemë korrupsioni, tendera të...

0
Në shtator të vitit 2025, gjatë prezantimit të qeverisë së tij të katërt radhazi, kryeministri Edi Rama prezantoi një risi që tërhoqi vëmendje edhe...