12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kreu i antikorrupsionit dhe kryeprokurori sot në Belgjikë, ja arsyeja e vizitës

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Antikorrupsion (SPAK), ka zhvilluar një vizitë në ceremoninë e kryeprokurorit Federal Belg me rastin e 20 vjetorit e krijimit të kësaj prokurorie.

Në ceremoni mori pjesë edhe prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe personalitete të larta të fushës së drejtësisë në Europë.

Njoftimi i plotë nga SPAK:

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, z. Arben Kraja, mori pjesë në ceremoninë solemne me ftesë të Kryeprokurorit Federal Belg me rastin e Përvjetorit të 20-të të Prokurorisë Federale të Belgjikës që u mbajt në Bruksel në datën 4 Tetor 2022, në sallën Hemicycle of the Senate.

Pjesëmarrja e përzgjedhur në këtë ceremoni sinjifiaktive për Belgjikën por edhe unitetin gjyqësor evropian përbëhej nga funksionarë të lartë të Brukselit por edhe më gjerë si: Kryeprokurori Federal Belg, z. Frederic Van Leeuë; President i Senatit Belg, znj. Stėphanie D’Hose; Ministri i Drejtësisë Belge, z. Vincent VanQuickenborne; Ministër i Brendshëm, znj. Annelies Verlideen; Prokurori i Prokurorisë Kombëtare Franceze të Antiterrorit, z. Jean-Francois Ricard; Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Kombëtare Hollandeze, z. John Lucas; Prokuror i Përgjithshëm i Serbisë, znj. Zagorka Dolovac; Drejtues i Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani, znj. Oana Daniela Patu; Prokurori i Përgjithshëm i RSH, z. Olsian Çela.

Në sesion u diskutua përvoja 20 vjecare e Prokurorisë Federale Belge. Të gjithë diskutantët ishin në një linjë, që krijimi dhe jetëgjatësia e një strukture prokurorie të specializuar dhe qendrore është e domosdoshme për të patur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit. Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjthashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...