17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kreu i Kompanisë së sigurimeve qëllohet për vdekje në New York jashtë hotelit ku do të mbante fjalim

Brian Thompson, kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare”, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në New York. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën jashtë hotelit “Hilton” në Manhattan, ku Thompson pritej të mbante një fjalim në një konferencë investitorësh.

Thompson, 50 vjeç, u dërgua menjëherë në spital pas sulmit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Policia ka raportuar se autori i dyshuar ishte maskuar dhe e kishte pritur jashtë hotelit, duke e shënjestruar si viktimë të sulmit.

“UnitedHealthcare” është kompania më e madhe private e sigurimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i dyshuar ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe hetimet për gjetjen e tij po vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...