5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kreu i PASOK-ut kritikon përfshirjen e Fredi Belerit në listën e eurodeputetëve të ‘Demokracisë së Re

Në një shfaqje televizive, kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis, akuzon Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për vendosjen e Fredi Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” si një veprim që nuk përmban motive kombëtare apo evropiane, por është një përpjekje për të fituar vota. Edhe eurodeputetja Evi Kristofilopulu shpreh mendimin se përfshirja e Belerit është mbi të gjitha një vendim interesash partiak mbi ato kombëtare.

Në këtë kontekst, e majta greke vlerëson se Fredi Beleri është më i rëndësishëm si kryetar i Bashkisë së Himarës për të mbrojtur të drejtat dhe pronat e minoritetit grek në Shqipëri.

Megjithatë, edhe pse ligji grek lejon Belerin të jetë kandidat, nëse zgjidhet eurodeputet do të duhet të japë dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Sondazhet e fundit në Greqi tregojnë për një epërsi të Belerit, edhe pse ai renditet i 42-ti në listën e Kryeministrit Mitsotakis, që e bën atë një pretendent të mundshëm për të qenë mes 5 eurodeputetëve fitues në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...