29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ekspertët Italianë do të kryejnë akt-ekspertizën e 3-vjeçarit i culi humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale

Një grup mjekësh nga Italia do të kryejnë akt-ekspertizën e 3-vjeçarit Brian Spahiut për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së tij pas ndërhyrjes krirurgjikale në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Pas kontroversave mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, kjo zgjidhje është marrë për të siguruar një ekspertizë të pavarur dhe të saktë mbi shkakun e vdekjes së fëmijës.

Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kishte kërkuar që të caktoheshin ekspertë të huaj për të kryer ekspertizën për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, duke shprehur dyshime për ekspertizën e parë të kryer.

Ndërkohë, Institutit i Mjekësisë Ligjore i është përgjigjur akuzave duke theksuar se procedurat janë kryer në përputhje me rregullat dhe se janë përfshirë specialistë të kualifikuar të anatomisë patologjike në procesin e autopsisë.

Në mes të këtyre zhvillimeve, babai dhe nëna e vogël Brian Spahiu, Roland dhe Ina Xhaxho, vazhdojnë të jenë nën hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtim mjekësor”, megjithatë aktualisht ata qëndrojnë në gjendje të lirë, duke u përballur me akuzën në fazën fillestare të hetimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...