11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kreu i PS mbledh drejtuesit e qarqeve: I domosdoshëm fuqizimi i partisë

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste për të vazhduar punën në procesin e rienergjizimit të partisë. Takimi vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të dielën e 17 marsit.

Rama, duke folur për mediat pas takimit, u ndal në objektivat e socialistëve për anëtarësimet e reja dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të partisë.

Ai shprehu besimin se objektivi i tyre për të arritur 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin e qershorit është i arritshëm duke pasur parasysh progresin e deritashëm në procesin e riorganizimit të partisë.

“Amnistia është në Kuvend dhe do ta votojnë që të gjithë se nuk kanë ku shkojnë pa votuar. Nuk do votojnë për PS, por për një akt që historik parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake, është një akt që krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për ata njerëz që meritojnë të shfrytëzojnë këtë detyrim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se objektivi strategjik i PS është të çojnë para vizionin për Shqipërinë 2030, duke theksuar se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë gati për të qenë anëtarë të BE.

“Është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka alternativë qeverisëse, që ka edhe përgjegjësinë reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë strategjik është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë majë pa kthim mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtarë të BE”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...