14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ në takim me Fermerët dhe Blegtorët në Samaticë, prezanton programin për bujqësinë dhe blegtorinë

Sot, kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ zhvilloi një takim me fermerët dhe blegtorët në Samaticë, bashkia Dimal, ku u prezantua programi i partisë për bujqësinë, blegtorinë, bletarinë dhe peshkimin. Në këtë takim, ai theksoi disa masa të rëndësishme që do të miratohen për të mbështetur këtë sektor dhe për të përmirësuar kushte për ata që punojnë në bujqësi.

Në mes të fermerëve dhe blegtorëve të Samaticës, u shpalosën këto masa konkrete të programit:

Subvencionim i prodhimit për kilogram: mbështetje për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Kontrolli total i subjekteve që shesin/importojnë/prodhojnë fara dhe fidanë: për të siguruar cilësinë dhe origjinën e materialeve bujqësore.

Kontroll i plotë i subjekteve që importojnë dhe shesin pesticide dhe plehra kimike: për të mbrojtur shëndetin e fermerëve dhe konsumatorëve.

Hapja e Bankës Kombëtare Agrare me kapital 100% shtetëror: kjo bankë do të financojë fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit me kredi të buta, duke u dhënë fund kredive me interesa të larta nga fajdexhinjtë dhe mikrokreditë.

Mbrojtja nga importet kontrabandë: masa të forta për të luftuar importet e jashtme të paligjshme që dëmtojnë produktet vendase.

Kjo iniciativë synon të mbështesë fermat dhe blegtorinë në Shqipëri, duke krijuar kushte më të mira financiare dhe ligjore për ata që punojnë në këto sektore jetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...