8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kreu i urgjencës Skënder Brataj “Të infektuarit me Covid nuk po mjekohen, nuk është më virusi që ka dëmtuar mushkërinë dhe ka ulur oksigjenin por…

Shumë qytetarë të prekur nga Covid nuk pranojnë të shkojnë në spitalet edhe kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon me çdo kusht.

Shpesh herë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon më shumë, duke bërë që të shkojnë me 80 % të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ku qytetarët kërkojnë ndihmë më parë se  të shkojnë në spital e konfirmon  këtë fakt.

Sipas tij, shpeshherë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon edhe më shumë gjendjen e tyre duke bërë që të shkojnë me 80 % të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë.

“Nuk është më virusi që ka dëmtuar mushkërinë dhe ka ulur oksigjenin por është një komplikacion i mjekimit shumë të rëndë që bëhet në banesë, me terapi endovenoze të cilat sigurisht janë për në spital dhe jo për në banesë. Trajtimi me antibiotikë apo antiviralë të cilat nuk kontrollohen ditë për ditë siç bëhet në spital apo përmes analizave imazherike”, thekson Brataj për Top Channel.

Mutacioni “Omicron”,  për të cilin është paralajmëruar se do të shkaktojë një tjetër valë në mesin e këtij muaji thuhet se është më shume infektues se sa “Delta”, por nuk i prek mushkëritë.

Brataj këshillon qytetarët të testohen sa më pare e të mos neglizhojnë asnjë simptomë, pasi këto ditë kanë festuar të shfrenuar e të mos lejojnë përhapjen e mëtejshme  të mutacionit “Omicron”, i cili po qarkullon tanimë krahas “Deltës” edhe Gripit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...