-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Krijimi i Shtetit Bektashi: Një projekt ambicioz dhe kontrovers

Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me një ritëm marramendës. Procesi ka filluar nga përzgjedhja e bluzës së kombëtares së bektashinjve, megjithatë, lojtarët e këtij kombi ende nuk janë përzgjedhur. Edi Rama dhe Baba Mondi kanë rënë dakord që ngjyra e fanellës të jetë jeshile, por ka pasur debate të ashpra mbi ngjyrën e brekëve. Rama mbështet variantin e Baba Mondit për brekët e verdha, me kushtin që Baba Mondi të firmosë Amistinë Fiskale.

Kushtetuta e këtij shteti të ri parashikon tolerancën fetare, duke specifikuar se trajneri i kombëtares duhet të jetë ortodoks dhe të zgjidhet nga hapësira e Ballkanit të Hapur.

Në Republikën e Bektashinjve, çdo qytetar do të jetë investitor strategjik dhe PPP-të do të jenë baza e ndërtimit të shtetit. Një kompani private ka marrë përsipër kthimin e teqesë në një gradaçelë 144 katëshe, ku stadiumi 80 mijë vendësh do të ndërtohet në krahun e majtë të minares, ndërsa në të djathtë do të vendoset qendra tregtare më e madhe në rajon.

Ndeshja e parë në këtë stadium do të jetë ajo midis Izraelit dhe Palestinës, dhe pas ndeshjes, futbollistët dhe tifozët do të marrin pjesë në një samit për zgjidhjen e krizës, që do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe jo nga ai i bektashinjve.

Një tjetër debat i ashpër ka lindur midis Ramës dhe Baba Mondit rreth përfshirjes së inceneratorit të Tiranës në territorin e Republikës. Baba Mondi ka pranuar vetëm nëse inceneratori kthehet në një zonë ‘duty free’.

Monedha zyrtare do të jetë ‘greencoin’, një ekuivalent i ‘bitcoin’. Këto janë vetëm fazat e para të ndërtimit të shtetit; pas përzgjedhjes së fanellës, stadiumit dhe qendrës tregtare, do të vazhdohet me plotësimin e Kushtetutës, formimin e Parlamentit dhe sistemin e drejtësisë.

Në një përpjekje për të demonstruar tolerancën fetare, diskutohet për zhvendosjen e muxhahedinëve të Manzës, emigrantëve të Gjadrit, afganëve dhe të burgosurve të Peqinit.

Sipas burimeve të sigurta, në Republikën e Bektashinjve do të ketë disa monopole, përfshirë furnizimin me qengja, ku Tony Blair pritet të ketë një rol të rëndësishëm. Dy magazinat frigoriferike për ruajtjen e mishit do të drejtohen me ligj të posaçëm nga Ivanka Trump dhe Aleks Soros.

Po ashtu, do të ketë monopole në tregun e pijeve alkoolike dhe qilimëve, me një garë të fortë midis kompanive të McGonigal dhe Melonit.

Ndërkohë, pritet që mediat online të ndalohen dhe të ketë vetëm një televizion, me ndalim të pyetjeve në konferencat për shtyp. Këto vendime po ngjallin diskutime dhe debate të ashpra në opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT