16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Krijohet laboratori i ekspertizës dixhitale në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar, ku u vendos krijimi i laboratorit të ekspertizës digjitale.

Me anë të një njoftimi për mediat, SPAK sqaron se kjo strukturë është ngritur dhe mbështetur përmes fondeve të marra nga pasuritë e sekuestruara nga prokuroria të grupeve kriminale.

Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Qëllimi i këtyre strukturave, sipas SPAK është pr rritjen e kapaciteteve teknike dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar.

Njoftimi:

Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot në datë 23.11.2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar.

Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur në zbatim të parashikimeve të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar).

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme prezantoi para Komitetit Ndërinstitucional punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK.

Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.

Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale.

Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...