10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Krim i rëndë brenda familjes në Shkodër, vëllai vret motrën me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Vëllai ka vrarë motrën e tij me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi”. Mësohet se viktima është Diana Vuka, e cila është vrarë nga vëllai i saj Fabian Vukaj.

Fabian Vuka njihej si person i alkoolizuar dhe është kapur tashmë nga policia. Diana Vuka, 58 vjeçe kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi jetonte në Gjermani.

Ndërkohë drejtori i policisë së Shkodrës ka deklaruar se gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me të afërmit e tjerë. Kjo ka bërë që të njoftohej policia, e cila ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vrarë me armë zjarri 58 vjecaren.

Njoftimi i policisë

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...