35.9 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Ngjarja në Shkodër/ 58-vjeçarja u gjet në dhomën e gjumit, kishte 2 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

Dalin detaje në lidhje me vrasjen që trondit mbrëmë Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen ‘Ndoc Mazi’.

Dyshohet se Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Ajo kishte humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh dhe këta të fundit e kishin denoncuar në polici. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesë dhe e ka gjetur të vdekur Diana Vukaj, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.

Ka qenë pastruesja e cila ka njoftuar policinë për humbjen e kontaktit me 58-vjeçaren.Mësohet se ai e ka kryer ekzekutimin e të motrës me armë zjarri tip silenciator në dhomën e saj të gjumit.

Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.

Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person me probleme me alkoolin.

“Rreth orës 22:30 sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj . kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjec. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç. Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri. Kufoma është brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Paraprakisht është autor i dyshuar është në kushte depresione në gjendje të alkoolit,” deklaroi shefi i policisë.

Mësohet se vëlla e motër ishin të pa martuar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...