19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Krim i rëndë në Durrës – 25-vjeçari vret të atin me thikë, kapet pas dy orësh ndjekjeje

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një i ri vrau babain e tij me thikë dhe u largua nga vendngjarja. Viktima është identifikuar si Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Marjan Kodheli, 25 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas një ndjekjeje intensive prej dy orësh, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën ta lokalizonin dhe ta arrestonin 25-vjeçarin në zonën e plazhit të Durrësit.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe i sekuestroi një thikë, e dyshuar si arma e krimit. Burime policore bëjnë me dije se i riu dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, ndërsa motivet e konfliktit që çuan në tragjedi nuk dihen ende.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit makabër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...