11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Krim i rëndë në Konispol: Vrasje e dyfishtë në familje, zbulohen identitetet

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol të Sarandës, ku një çift i moshuar është vrarë në kushte tragjike. Sipas raportimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Shalës.

Burri, Hysen Islamaj, 69 vjeç, ka goditur bashkëshorten e tij, Shano Islamaj, 66 vjeçe, me një sëpatë, duke i marrë jetën në banesë. Pas kësaj, konflikti ka vazhduar me djalin e çiftit, Klementin Islamaj, 40 vjeç, i cili, në një përplasje, ka shtyrë babanë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, Hysen Islamaj ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka arrestuar Klementin Islamaj dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas njoftimit të policisë, ka filluar procedura për verifikimin e motiveve dhe për të përcaktuar natyrën e veprës penale, nëse do të klasifikohet si vrasje me dashje apo aksidentale.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje,” njoftoi policia zyrtarisht.

Prokuroria vendore është angazhuar në hetimet për këtë ngjarje dhe është duke mbledhur prova dhe dëshmi për të përfunduar procesin hetimor. Çifti i të moshuarve kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Klement Islamaj është i ndodhur në polici, ku po jep sqarime për ngjarjen. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të vërtetën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar akuzat përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...