10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Krimet zgjedhore dhe pastrimi i parave/ Çela: “Është e rëndësishme që nga Prokuroritë të tregohet kujdes maksimal për hetimin e plotë dhe të shpejtë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Fierit, prej ku ka diskutuar për dy çështje kryesore, hetimin e krimeve zgjedhore dhe hetimet pasurore.

“Qëllimi i vizitës lidhet me  situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë gjyqësore Fier. Janë disa takime që po bëhen në disa nga prokuroritë kryesore të vendit në lidhje me krimet zgjedhore.Është e rëndësishme që nga Prokuroritë të tregohet kujdes maksimal për hetimin e plotë dhe të shpejtë si dhe për të treguar transparencë ndaj publikut dhe mediat.

Ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve që janë hetuar dhe është marrë një vendim. Prokuroria e Fierit është duke vlerësuar maksimalisht dhe bashkëpunimi që kanë me agjencitë e tjera. Shumë shpejt do të kemi rezultate dhe që do ti bëhen të ditura edhe publikut”, tha Çela.

Ai rendit edhe një arsye tjetër për të cilën zhvilloi takime në Fier: “Arsye e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore dhe me funksionimin e një seksioni të posaçëm që prokuroria e rrethit gjyqësor fier ka sa i përket pastrimit të produktit të veprës penale dhe evazionit fiskal. Ka rëndësi për rritjen e efikasitetit në drejtim qoftë të hetimeve për pastrimin e parave por edhe në raport me zbatimin e ligjit antimafia”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...