19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Krimi makabër, burg ish-të dashurës së Menduh Kurt-Deda që u dhunua edhe u dogj i gjallë

Gjykata ka lënë në burg Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, krim horror i ndodhur në vitin 2017.

Referuar dosjes hetimore, trupi i pajetë i te moshuarit është gjendur nga një bari në Kodër-Shupal. Në dosje thuhet se ata e kanë lidhur të ndjerin me një zinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthimin e borxhit Marjetës.
Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt- Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së shtetasit Besmir Karaj, shoku i shtetasit Gazmir Ngota, i ka vënë flakën me anë të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri dhe shoku i tij janë larguar prej aty”.

Sipas dosjes hetimore Marjeta ka pasur konflikt me te ndjerin në kohën kur ata kanë punuar në një organizatë jo fitimprurese.

Gjate viteve 2015-2017 viktima ka hapur një OJF, ku së bashku me Marjetën kanë punuar, ku Marjeta ka qenë sekretare dhe Mehmudi President.

Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme mes tyre, për shkak të financimeve të OJF, për këtë dyshohet se edhe Marjeta urdhëroi ekzekutimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT