29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ndrysho politikën”, Krahu i djathtë në Serbi proteston kundër dialogut me Kosovën

Partitë opozitare të krahut të djathtë dhe lëvizjet djathtiste organizuan protestë më 16 dhjetor para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd. Protestuesit kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, “të ndryshojë politikën” e Serbisë ndaj Kosovës dhe të pezullojë negociatat që zhvillohen në Bruksel.
Protesta u organizua në kohën e rritjes së tensioneve mes dy shteteve, pasi më 10 dhjetor, disa serbë lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovë, në shenjë kundërshtimi me arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

Pantiqit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, pasi dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Organizatorët e protestës bënë thirrje për dhënien fund të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011.

Lideri i lëvizjes opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviç, para protestuesve tha se çështja e Kosovës duhet të kthehet sërish në Kombet e Bashkuar dhe Këshillin e Sigurimit.

“Prandaj duhet t’i dërgohet një letër presidentit të Rusisë, presidentit të Kinës dhe të gjitha shteteve në botë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Obradoviç, raporton REL.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së janë pesë shtete që janë anëtare të përhershme, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Obradoviq po ashtu kërkoi anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Një prej folësve në protestë ishte edhe Mlladen Obradoviç, lideri i organizatës së ndaluar klerofashiste, Obraz.

Gjatë adresimit para protestuesve, ai tha se “e vetmja zgjidhje për çështjen e Kosovës është që serbët të bashkohen, me guxim e me vendosmëri të thonë ‘s’ka dorëzim’, asnjë ndarje dhe asnjë shkëputje të ndonjë pjese të Serbisë, në asnjë mënyrë”.

Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe të ndryshme sikurse “Në Prizren nesër dhe përgjithmonë”, “S’ka dorëzim” dhe “Kosovën do ta tradhtojnë vetëm frikacakët”.

Pas fjalimeve të organizatorëve, protestuesit marshuan nëpër rrugët në qendër të Beogradit drejt Ambasadës ruse, para së cilës, ata brohoritën “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”.

Protesta përfundoi para Kishës së Shën Savës, pa ndonjë incident. Për sigurinë në protestë u përkujdesën një numër i vogël i zyrtarëve policorë serbë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...