Fillimisht, 17-vjeçari krijoi një alibi duke pretenduar se babai i tij ishte autori i krimit dhe se ai vetë ishte detyruar ta vriste të atin. Më pas, ai u dorëzua dhe pranoi të vërtetën. Gjatë marrjes në pyetje, ai përshkroi skenën e krimit dhe dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që ekspertët konstatuan një egërsi dhe urrejtje të pazakontë gjatë sulmit. Hetuesit mbetën të habitur se si arriti ai të kryente këtë akt i vetëm. Gjyshja dhe xhaxhai i tij pohuan se nuk e kishin parashikuar kurrë një tragjedi të tillë.
Versioni fillestar, i raportuar vonë natën tek operatori 112 i sallës së policisë dhe më pas në vilën familjare, ishte kthyer në një refren të përsëritur. “Dukej si diçka që djali padyshim e kishte përgatitur”, shpjegoi një hetues, “dhe ai vazhdoi ta përsëriste derisa u bë e qartë se gjërat nuk kishin ndodhur ashtu siç pretendonte“.
Ricardo, 17 vjeç, priti me qetësi karabinierët e patrullës së Sesto San Giovanni Radiomobile, pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së dielës (1 Shtator). Me trup të dobët, vetëm me një palë boksera dhe me njolla gjaku, karabinierët e gjetën të riun ndërsa regjistronin skenën me kamerat e trupit gjatë aksionit. Nuk u gjet asnjë i implikuar tjetër në krim dhe gjithçka tregonte se bëhej fjalë për një sulm brenda familjes.
Ai mbante një thikë kuzhine me dorezë të zezë në duart e tij dhe e dorëzoi menjëherë. I mituri i udhëhoqi policët në dhomën e gjumit në katin e parë, të cilën e ndante prej 12 vitesh me vëllain e tij të vogël, Lorenzo. “Unë jam këtu”, u tha ai. Lorenzo ishte në shtratin e tij, i goditur dhjetëra herë me një egërsi të paparë. Nëna, Daniela, 49 vjeç, ishte shtrirë në dysheme në një përpjekje ekstreme për t’u mbrojtur nga thika vrastare, ndërsa babai, Fabio, 51 vjeç, ndodhej në derën që të çonte në korridor dhe më pas në dhomën e gjumit ngjitur.
Alibia e rreme dhe motivi i paqartë
“U zgjova dhe Lorenzo dhe nëna ishin aty ku ishin, të vdekur. Babi ishte ulur, i heshtur. Thika ishte në dysheme. Unë u tremba, e mora dhe e vrava”, u tha i dyshuari policëve kur telefonoi në 112. Të njëjtin version mbrojti edhe para hetuesve, në prani të avokatit të caktuar nga gjykata, Giorgio Conti, deri sa provat e gjetura treguan të kundërtën dhe ai u detyrua të pranojë të vërtetën.
“Po, unë i vrava! U ndjeva i huaj në këtë familje, i shtypur prej kohësh dhe më duhej ta zgjidhja problemin. Më duhej të çlirohesha!”, pranoi ai. Ricardo e kreu aktin i vetëm.
Shkaku?
Ende mbetet mister. 17-vjeçari është pyetur nga hetuesit nëse ditëlindja e të atit e kishte mërzitur, por e kishte mohuar. E njëjta përgjigje ishte edhe për notat e dobëta në matematikë sezonin e kaluar. Nuk kishte as xhelozi, zili, bullizëm apo dëshira të paplotësuara. Dyshimi për përdorim droge u përjashtua, pasi i mituri deklaroi se nuk kishte konsumuar kurrë lëndë narkotike.
Një natë para krimit ishte ditëlindja e babait: Gjyshja dhe xhaxhai flasin
Gjyshja Fiorina dhe xhaxhai Maksi, që jetonin në banesën ngjitur, thanë se gjatë festës së ditëlindjes nuk vunë re asgjë të dyshimtë te nipi 17-vjeçar. Asnjë grindje apo debat nuk u evidentua. Hetuesit thanë se në këtë zonë kanë hetuar klanin e Ndragheta-s dhe ngjarje të tjera të rënda, por asgjë të krahasueshme me këtë krim.
Një lagje e qetë, pa asnjë sinjalizim për krime apo grindje, ku firma e ndërtimit e trashëguar nga gjyshi menaxhohej nga babai dhe xhaxhai i autorit, ndërsa nëna kishte një dyqan veshjesh në Cinisello Balsamo. Fëmijët ishin të sjellshëm dhe të talentuar; i madhi pasionant për shkencat dhe volejbollin, ndërsa i vogli për notin. Një familje gati perfekte që u kthye në një skenë tragjedie të papritur dhe të tmerrshme.