11.5 C
Tiranë
Monday, January 26, 2026
spot_img

“Kristi e ka kuptuar si luhet Big Brother” – Olta Sheta komenton dinamikat dhe ‘shkëndijat’ në BBVIP 5

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Olta Sheta ka komentuar zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke u ndalur veçanërisht te banorët dhe raportet mes tyre.

E pyetur për zërat që flasin për një afrim mes Kristit dhe Krusitës, Olta u shpreh se nuk ka vënë re shenja romance mes tyre, duke e parë më shumë situatën si pjesë të lojës.

“Këtë nuk e di, nuk e kam parë. Por unë e shoh Kristinin si lojtar. Nëse ka një njeri që e ka kuptuar si luhet Big Brother, është ‘bajamja’,” u shpreh ajo, duke shtuar me nota humori se të dy janë këngëtarë dhe mund të përfundojnë edhe në ndonjë duet muzikor.

Megjithatë, Olta përjashtoi mundësinë e një lidhjeje sentimentale mes tyre. “Si çift, jo. Nuk besoj që Krusita do ketë preferenca siç është Kristi,” tha ajo.

Duke folur më gjerësisht për Kristinin, Sheta e vlerësoi atë si një nga figurat më të forta të lojës. Sipas saj, ai është një person pozitiv, inteligjent dhe me intuitë të fortë, që di të krijojë situata dhe të trazojë ujërat brenda shtëpisë.

“Më pëlqen mënyra se si luan, i acaron të gjithë. Ka shumë intuitë, është i zgjuar. Sidomos ajo dalja nga burgu ishte fantastike, më ka pëlqyer shumë. Ai është motori i shtëpisë,” përfundoi Olta Sheta.

Komentet e saj kanë nxitur diskutime mes ndjekësve të formatit, ndërsa gara në “Big Brother VIP 5” vijon të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pisha rrëzohen në zonën e Zvërnecit

0
Një stuhi e erës së fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, ku disa pisha janë rrëzuar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Autoritetet lokale...

Instagram pezullon përkohësisht llogaritë e mediave dhe organizatave civile në Serbi

0
Profile të reja, me pak postime dhe ndjekës të rinj, që ndoqën në mënyrë të koordinuar disa media kritike dhe organizata joqeveritare në Serbi,...

Aksident me motor në Fier–Libofshë humb jetën 35-vjeçari

0
Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim, pas një aksidenti me motor. Sipas burimeve zyrtare, i riu...

Gazeta gjermane FAZ: Protesta në Tiranë shënon “fazën përfundimtare” për qeverinë Rama

0
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka pasqyruar me vëmendje protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, duke e konsideruar atë një zhvillim kyç në...