26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me të” – mamaja e Brikenës flet pas takimit surprizë në BBV

Pas takimit emocionues me të bijën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Fan Club”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e vajzës së saj në reality show, raportin me Mateon dhe mbështetjen e plotë të familjes.

Ajo u shpreh e kënaqur me mënyrën se si Brikena po e përfaqëson veten brenda shtëpisë, duke theksuar se ajo është po e njëjta vajzë edhe jashtë kamerave. Sipas saj, familja ka qenë dakord që Brikena të bëhej pjesë e BBV dhe e konsideron atë një vajzë inteligjente dhe të qëndrueshme në vendimet e saj.

Në lidhje me raportin e Brikenës me Mateon, nëna e saj u shpreh me fjalë respekti, duke e cilësuar atë si “djalë shumë të mirë” dhe duke i uruar suksese në lojë.

“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt për të,” u shpreh ajo.

Mamaja e Brikenës theksoi se familja do të jetë gjithmonë në krah të saj, pa asnjë kusht dhe pa ndërhyrë në zgjedhjet e saj personale.

“Ne jemi me Brikenën. Çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje. Brikenën e presim me fitore,” përfundoi ajo.

Deklaratat e saj u pritën pozitivisht nga publiku, duke reflektuar mbështetjen familjare dhe qetësinë që Brikena duket se ka edhe jashtë shtëpisë së BBV.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...