10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Kritikat e FMN për qeverinë, PD: Situata ka dalë jashtë kontrollit, shteti nuk i kontrollon dot më koncesionet

Partia Demokratike ka reaguar lidhje me  shqetësimet e ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar  për sa i takon kritikave që ky institucion i rëndësishëm dha për koncesionet PPP.

Përmes një deklarate për media nga selia blu, deputetja e PD-së, Ina Zhupa nënvizoi se raporti i FMN evidentoi kontratat korruptive të dhëna nga shteti shqiptar, i cili tashmë nuk është më në gjendje të kontrollojë PPP-të.

Ajo shtoi gjithashtu se ekonomia shqiptare është në rrezik, pasi skemat PPP tashmë janë hapur e shtrirë në çdo fushë, duke mos lënë as trashëgiminë tonë kulturore pa prekur.

DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKE

Vjedhja shtetërore me PPP dhe koncesionet abuzive, pa tender dhe pa garë nuk është retorikë por fakt. E vërteta sado të duket e akuze për qeverinë, nuk është vetëm pjesë e denoncimeve të opozitës, por edhe raporteve ndërkombëtare.

Partia Demokratike i ka denoncuar rast pas rasti koncensionet korruptive, klienteliste edhe kundra interesit publik. Ekonomia shqiptare në rrezik!
FMN e thote qartesisht se : Qeveria shqiptare ka dhënë aq shume kontrata PPP, të cilat nuk ka aftësi t’i kontrollojë. Vete Raporti i përvitshëm i koncesioneve pergatitur nga Ministria e Financave del se “situata ka dalë nga kontrolli” dhe për shumicën e kontratave nuk kishte asnjë informacion.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
Fondet edhe kontratat e tërmetit janë denoncuar nga PD dhe në përdorimin e tyre selektiv për fushatën elektorale të 2021 dhe për kostot e fryra në krahasim me ndërtimet që bën vete BE.

Ekonomia shqiptare është në rrezik, me skemat PPP ku tashmë janë hapur e shtrirë në çdo fushë, duke mos lënë as trashëgiminë tonë kulturore pa prekur. Alarmi i FMN duhet dëgjuar nga qeveria shqiptare por mbi të gjitha thirrjet për kontroll të praktikave të ndjekura për kontratat duhen dëgjuar nga SPAK.
Shqiptarët po ikin dhe qeveria thotë se gjërat shkojnë mirë. Ashtu si ata, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mendon se në Shqipëri, me këtë qeverisje, gjërat nuk janë aspak mirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...