10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kriza e emigrantëve në Kanalin e La Manshit përkeqësohet: Londra pranon dështimin e masave të deritanishme

Për herë të parë, Zyra e Kryeministrit britanik ka pranuar publikisht se situata e gomoneve që transportojnë ilegalisht emigrantë nga Franca drejt brigjeve të Britanisë së Madhe po përkeqësohet ndjeshëm.

Deklarata u bë pas takimit bilateral mes kryeministrit britanik Sir Keir Starmer dhe presidentit francez Emmanuel Macron, zhvilluar në kuadër të samitit të G7 në Kanada. Dy liderët theksuan nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të gjetur “rrugë inovative” në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe për ndalimin e kalimeve të rrezikshme përmes Kanalit të La Manshit.

Megjithë një sërë investimesh të mëdha britanike – përfshirë 480 milionë paund të paguara Francës për të forcuar sigurinë bregdetare – numri i emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme vijon të rritet. Të dhënat zyrtare flasin për mbi 16 mijë emigrantë të mbërritur në Britani që nga fillimi i vitit, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve franceze, veprimet parandaluese ndaj gomoneve në zonat kufitare detare janë të kufizuara për shkak të ligjeve ndërkombëtare të detit, të cilat nuk lejojnë ndërhyrje direkte në situata që mund të rrezikojnë jetën e emigrantëve në bord. Për këtë arsye, forcat franceze shpesh kufizohen në vëzhgim dhe dokumentim, pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë.

Në një tjetër takim gjatë samitit, Starmer diskutoi edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke theksuar rolin që sipas tij Britania duhet të ketë si udhëheqëse në luftën globale kundër trafikimit të njerëzve.

Pavarësisht retorikës diplomatike dhe fondeve të investuara, mbetet e qartë se kriza në Kanalin e La Manshit po arrin përmasa alarmante, ndërsa zgjidhja efektive për frenimin e këtij fenomeni ende nuk është në horizont.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...