14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Kriza energjitike/ Rama: “E kemi vendosur të mos prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël”

Kryeministri Edi Rama, referuar krizës mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren me të shkuarën.

Në një deklaratë të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Rama theksoi se “e ardhmja është kërcënuese dhe do përballojmë rrezikun duke krijuar sinergji dhe duke pasur sa më shumë ndërveprim dhe mekanizëm të përbashkët në të gjitha fushat.”

Sa i përket krizës energjetike, Rama theksoi se po krijohen kapacitete të tjera.

Rama: “Lidhur me energjinë e kemi vendosur të mos prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël, ka kosto të lartë për buxhetin. Do e përballojmë që kjo armë e krijuar nga Putin për të stresuar dhe për të torturuar qytetarët e mbarë Evropës.

Ndërkohë ky vit ishte me thatësirën më të madhe të 100 viteve të fundit, na vendos në vështirësi edhe më shumë.

Por rendim për të kompensuar boshllëkun në kapacitet hidro për të krijuar kapacitet të reja me energjinë e erës, panelet diellore Skavicës kemi një sërë partneritetesh të shpallura ose që do i shpallim së shpejti. Kemi folur me kryeministrin  në këtë drejtim, jemi të bindur se çdo ditë e më shumë bashkimi bën fuqi, vendet e Ballkani s’kanë pse vazhdojnë të merren me të shkuarën dhe e ardhmja është kërcënuese nëse merremi me të shkuarën, Do përballojmë rrezikun duke krijuar sinergji dhe duke pasur sa më shumë ndërveprim dhe mekanizëm të përbashkët në të gjitha fushat.

E dyta po përgatisim Samitin e Ballkanit të Hapur në Shqipëri, jemi të kënaqur që ka edhe vende të tjera që duan të jenë pjesë. Tre vendet tona mentori i Ballkanit të Hapur.

Tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar sinergjinë e nevojshme me kufijtë rreth e rrotull nesh. Ballkani Hapur është njësi jetësimi për Berlinit, atje firmosëm ato që kishim firmosur më parë për Ballkanin e Hapur.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT