12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kriza në Gaza dhe Liban: Raportohen sulme të rënda dhe viktima të shumta

Mbrojtja Civile e Gazës ka deklaruar se ushtria izraelite ka kryer një “masakër masive,” duke sulmuar të paktën 10 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Sipas burimeve të Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, ndërsa Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton për rreth 150 të vdekur dhe të plagosur.

Në të njëjtën kohë, mediat raportojnë për vrasjen e tre gazetarëve në Libanin Jugor, pas një sulmi izraelit ndaj një shtëpie të përdorur si rezidencë nga shtypi në Hasbaya, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit libanez. Ndër viktimat janë fotoreporteri Ghassan Najjar, Mohamed Reda nga gazeta pro-iraniane Al-Mayadeen dhe një fotoreporter i Al-Manar, kanal i lidhur me Hezbollahun.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka planifikuar një takim në Londër me kryeministrin libanez, Najib Mikati, për të diskutuar ofensivën izraelite ndaj Hezbollahut dhe për të bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve libanezë. Blinken ka qenë më parë në Lindjen e Mesme, ku kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe mbrojtje të civilëve.

Një raport i publikuar nga “Wall Street Journal” tregon se Rusia ka ndihmuar grupin Houthi në Jemen, duke u ofruar të dhëna satelitore për anijet perëndimore në Detin e Kuq. Këto të dhëna iu kaluan Houthive nëpërmjet anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të zgjeruar sulmet e tyre, të cilat, sipas Houthive, janë në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Gjithashtu, Forcat e OKB-së për Paqeruajtje në Libanin Jugor (UNIFIL) kanë denoncuar se janë sulmuar nga Izraeli pranë bazave të tyre. Ndërkohë, raportohet për tre ushtarë sirianë të vrarë nga bombardimet në kufirin siriano-izraelit. Hezbollah njoftoi se është kundërpërgjigjur, duke sulmuar tre tanke të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Raketat e lëshuara nga Libani sot shkaktuan vdekjen e një gruaje dhe një të riu në zonën e Galilesë, në veriun e Izraelit, duke shtuar tensionet në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...