17.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Krujë/21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka qëlluar me armë zjarri në ajër

Arrestohet 21-vjeçari në Krujë pasi thyen masën e sigurisë. 21-vjeçari rezulton të jetë me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit se në fshatin Arrameras, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me forcën operacionale të DVP Durrës kanë shkuar në drejtim të vendit ku ishte dhënë njoftimi. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 21 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte shkuar në fshatin Arrameras dhe në orët e mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave. 21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit pistoletë me të cilin 21-vjeçari ka qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.”, thuhet në njoftimin e policisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...