Krusita u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother”, pas votimit të publikut. E ftuar në një studio televizive, ajo foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe raportin e veçantë me Kristin, me të cilin u pa shumë e afërt.
“Mes nesh ishte një kimi fantastike dhe kuptonim njëri-tjetrin pa folur. Jashtë, do të pres të flas me Kristin për raportin tonë,” tha Krusita.
Ajo shtoi se përvoja brenda shtëpisë ishte e jashtëzakonshme dhe ndryshe nga ajo që shihet nga jashtë. “Ishte shumë e vështirë të futeshe në lojë si banor që hyn për herë të parë. Aty krijova ndjesi të bukura dhe afeksion ndaj njerëzve,” u shpreh ajo.
Për Kristin, Krusita kishte vetëm fjalë të mira: “Është shumë i zgjuar, i talentuar dhe i qetë. Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur. Nuk dua të flas për atë jashtë, thjesht do presim të dalim dhe të bisedojmë.”






