11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryebashkiaku Erion Veliaj pyetet në SPAK, ja dosjet ku është i përfshirë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej dy orësh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku po pyetet lidhur me disa dosje nën hetim. Mësohet se Veliaj po jep llogari për hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve të tij, si dhe për disa qarkullime financiare të dyshimta nga Bashkia e Tiranës në drejtim të familjarëve të tij.

Veliaj është i përfshirë në disa hetime të ndërlidhura, duke përfshirë aferën e inceneratorëve të Tiranës, dosjen “5D”, shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërtimin e kullave në kryeqytet, shembjen e objekteve në “5 Maji” dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku i Tiranës pyetet nga SPAK, pasi më 30 prill ai dha dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve.

Përveç Veliajt, disa ditë më parë u mor në pyetje edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, në lidhje me hetimet që po kryhen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...